Zhegrova: Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri

Futboll

Zhegrova: Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:28
Zhegrova: Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore

I përzgjedhur titullar nga trajneri Giresse, Edon Zhegrova ishte kërcënimi numër një për Qipron dhe ia doli të shënojë edhe golin e dytë, nëpërmjet një aksioni personal, ku nxori në pah cilësitë e tij teknike.

Pas ndeshjes Zhegrova nuk e fshehu kënaqësinë për golin, megjithatë tha se prioritet për të ka fakti që skuadra e nisi edicionin me një fitore në transfertë.

“Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore, pasi ishte ndeshja e parë e edicionit. Më pas sigurisht që gëzohem edhe më shumë kur ndihmoj skuadrën me gola apo me asiste”, tha Zhegrova.

Ajo që bënte përshtypje, ishte që Zhegrova zbriti në fushë me numrin 9 në shpinë, teksa arsyen e kësaj zgjedhjeje e sqaroi për SuperSport në përfundim të takimit.

“Kam zgjedhur numrin 9 sot për shkak të legjendës Fadil Vokrri dhe fitoren ia dedikoj atij”, tha sulmuesi i talentuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat