Kurtaj nga Ferizaj në Llap

Futboll

Kurtaj nga Ferizaj në Llap

Nga: K. G. Më: 2 qershor 2022 Në ora: 20:46
Kurtaj nga Ferizaj në Llap

Llapi i Podujevës vazhdon me përforcime për edicionin e ri të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapjanët përforcohen me futbollistin Albion Kurtajn e Ferizajt. 

“Kurtaj vjen nga Ferizaj dhe ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Llapin.

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi për 3 vitet e ardhshme me njërin ndër futbollistët më të dalluar të Ferizajt, Albion Kurtaj. Sulmuesi i krahut të majtë në 26 paraqitje në edicionin e fundit për Ferizajn ka arritur shifrën e 10 golave e 9 asistimeve.

23 vjeçari Kurtaj me golat dhe asistimet e tij e ndihmoi Ferizajn të rikthehet në Superligë. 

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur transferimin e tij, nga i cili presim t'i jap forcë shtesë repartit tonë ofanziv drejt realizimit të objektivave të klubit, në Evropë si dhe në edicionin e ardhshëm të Superligës”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat