Daja merr te kampionët e Ballkanit ish-futbollistin e Skënderbeut

Futboll

Daja merr te kampionët e Ballkanit ish-futbollistin e Skënderbeut

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:27
Daja merr te kampionët e Ballkanit ish-futbollistin e Skënderbeut

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Leonit Abazi, është përforcimi më i ri i kampionëve të Ballkanit në merkato. 28-vjeçari është një njohje e vjetër e trajnerit Ilir Daja, i cili e ka trajnuar Abazin, gjatë kohës që ishte pjesë e korccarëve.

Mbrojtësi i majtë së fundmi ishte pjesë e Prishtinës, ndërkohë që me skuadrën nga Suhareka, ditën e sotme firmosi kontratë 3-vjeçare. Transferimin e Abazit drejtë Ballkanit e ka bërë të ditur ekipi në faqen e tyre zyrtare, teksa u shfaq në krah të drejtorit sporitv, Nderim Nexhipi.

"Leonit Abazi, e forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli!!

Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme.

Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina.

Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.

Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha!", njofotn Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat