Mathaus këshillon Bayernin

Futboll

Mathaus këshillon Bayernin

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 00:28
Mathaus këshillon Bayernin

Robert Lewandowski është gjithnjë e më larg Bayernit, teksa pritet vetëm marrëveshja për ndërprerjen e parakohshme të kontratës, ndërsa legjenda bavareze Lothar Mathaus ka këshilluar drejtuesit për zëvendësuesin e bomberit polak.

Sipas Mathaus, bavarezët duhet të synojnë afrimin e belgut Romelu Lukaku dhe senegalezit Sadio Mane, të cilët do ta bënin të frikshëm formacionin e ekipit të drejtuar nga Hansi Flick.

“Unë do të doja që të merren Lukaku dhe Mane, për të zëvendësuar Lewandowskin dhe Gnabry, pasi edhe ky i fundit duket se dëshiron largimin.

Me Lukaku e Mane sulmi do të ishte i frikshëm, por problemi i vetëm është se asnjërin prej tyre nuk mund ta shesësh në të ardhmen, për shkak të moshës”, deklaroi Mathaus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat