Ballkani fillon përgatitjet për Champions League

Futboll

Ballkani fillon përgatitjet për Champions League

Nga: K.G. Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:34
Ballkani fillon përgatitjet për Champions League

Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani i Therandës, fillon përgatitjet për garat evropiane përkatësisht për rrethin e parë kualifikues të Champions League.

Kryetrajneri Ilir Daja do të përgatitë ekipin për sfidat evropiane. 

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja.

Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampiona. 

Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat