Costa ka kalur një pjesë të rëndësishme të karrierës në radhët e Atletikos

Futboll

Costa ka kalur një pjesë të rëndësishme të karrierës në radhët e Atletikos

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:14
Costa ka kalur një pjesë të rëndësishme të karrierës në radhët e Atletikos

Diego Costa ka kalur një pjesë të rëndësishme të karrierës në radhët e Atletiko Madrid megjithatë diçka e tillë nuk e ka penguar aspak brazilianin të zbulojë të “palarat” e klubit spanjoll.

Në një intervistë të fundit në një kanal të Youtube, 33-vjeçari thekson se Atletico nuk është në nivelin e klubeve europiane sa i takon infrastrukturës në qendrën stërvitore ndërsa shton se akademia nuk funksionon.

“Atletico nuk ka nivel europian, nuk mund të garoj aty me klubet e tjera të Europës.

Është një gënjështer ajo që duket nga jashtë klubit, si strukturë klubi edhe Mineiro në Brazil është më mirë.

Ushqimi është më i mirë te Mineiro se te Atletico, por edhe në lehtësirat që i ofron një lojtari. Nuk kam për të gënjyer, dhomat e zhveshjes janë një m… Pa harruar akademinë, ajo është e “vdekur”, totalisht jashtë funksioni”, tregon Costa.

Aktualisht, Diego Costa është pa skuadër megjithatë për sulmuesin ka inters nga Turqia, por në listë ka edhe klube nga Arabia Saudite, Brazili apo Amerika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat