Egnatia ndan rrugët me Zekirija Ramadanin pasi siguroi Superioren

Futboll

Egnatia ndan rrugët me Zekirija Ramadanin pasi siguroi Superioren

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:29
Egnatia ndan rrugët me Zekirija Ramadanin pasi siguroi Superioren

Në momentin kur Egnatia zyrtarizoi Zekirija Ramadanin, objektivi i ekipit kishte shkuar larg. Mbijetesa nuk ishte më një çështje për t’u folur dhe po kërkohej mbërritja në Europë.

Megjithatë trajneri i ri e bëri të qartë se deri ku mund të shkonte hapi i Egnatias.

Pasi siguruan vendin e tetë, ekipi i Rogozhinës arriti të fitonte me Korabin për të siguruar Superioren edhe në sezonin e ardhshëm. Në mbrëmjen e djeshme do të mbërrinte edhe njoftim zyrtar për mbylljen e bashkëpunimit me Ramadanin.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me trajnerim Zekirija Ramadani pas 6 muajve qendrimi në Rrogozhinë. Presidenti dhe stafi drejtues i uroj suksese në karrierë trajnerit Zekirija Ramadani”, shkruhet në faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat