Kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur

Futboll

Kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 12:23
Kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur

Milani duket se nuk do të humbasë kohë për të arritur te objektivat e afatit kalimtar të verës.

Në listën e Paolo Maldinit ka përfunduar dhe mesfushori i Romës, Nikolo Zaniolo.

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, kuqezinjtë po studiojnë formulën e duhur për të arritur tek talenti italian, ku në orët e fundit hipoteza e një shkëmbimi të mundshëm me sulmuesin kroat Rebiç ka fituar terren.

Sigurisht Milanit do t’i duhej që bashkë me kartonin e Rebiç të ofronte dhe një shumë të konsiderueshme parash për të barazuar vlerën  kartonit të Zaniolos, që Roma e vlerëson jo më pak se 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat