Për lëvdatat e Messit, Benzema: I lumtur që dëgjoj kësolloj fjalësh

Futboll

Për lëvdatat e Messit, Benzema: I lumtur që dëgjoj kësolloj fjalësh

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 16:36
Për lëvdatat e Messit, Benzema: I lumtur që dëgjoj kësolloj fjalësh

Karim Benzema ka komentuar lëvdatat e Lionel Messit për të, ndërsa thotë se e motivojnë për të vazhduar tutje.

Messi thuri lëvdata për Benzeman, teksa tha se sulmuesi francez e meriton “Topin e Artë” për këtë vit, pas performancave mbresëlënëse që pati në nivel klubesh.

“Po, i dëgjova ato çfarë Messi tha për mua. Jam i lumtur që dëgjoj kësolloj fjalësh nga një lojtar i madh. Këto fjalë më motivojnë për të vazhduar tutje”, tha Benzema.

Francezi e udhëhoqi Real Madridin drejt fitimit të La ligas dhe Ligës së Kampionëve gjatë këtij sezoni si top golashënues në të dyja kompeticione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat