Vedat Muriqi flet për të ardhmen e tij

Futboll

Vedat Muriqi flet për të ardhmen e tij

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 17:42
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka folur në lidhje me të ardhmen.

Muriqi do të rikthehet te Lazio pas një sezoni në huazim te Mallorca.

E në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së Kosovës ndaj Greqisë, sulmuesi u pyet lidhur me të ardhmen.

Ai u shpreh se nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe se momentalisht nuk e mendon atë pjesë.

“Shkurt e shqip, s’po ma nin. Tash jam totalisht i fokusuar në ndeshjet e Kombëtares. Pastaj do të kam një pushim prej një muaji. Për momentin nuk jam duke menduar për të ardhmen time. Faktikisht kam kontratë me një ekip, kështu që do të vazhdojë në përgatitjet sezonale me atë ekip që e kam dhe pastaj ndodhi çka ndodhi, duhet me marrë vendime. Nuk e di për momentin”, ishin fjalët e Muriqit.

Muriqi ka kontratë me Lazion deri në qershor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat