Neymar “thumbon” Argjentinën dhe Messin

Futboll

Neymar “thumbon” Argjentinën dhe Messin

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:20
Neymar “thumbon” Argjentinën dhe Messin

Argjentina e epokës “Lionel Mesi” ngriti trofeun e dytë në qiell në rang kombëtareje, pas Kupës së Amerikës në sezonin e kaluar. Bardhekaltrit mundën Italinë duke dominuar në çdo detaj, aq sa në fund rezultati 3-0 ishte më se i merituar falë realizimeve të Lautaros, Di Marias dhe Dibalës.

Gjithsesi, festimi në fund me trofeun, madje edhe me Lionel Mesin të hedhur në qiell nga e gjithë pjesa tjetër e skuadrës, i është dukur shumë i tepruar kapitenit të kombëtares së Brazilit dhe shokut të “Pleshtit” te PSG-ja, Nejmar.

Ky i fundit, ndoshta duke mos vënë kurrë në rrezik miqësinë e fortë me Messin, por duke u nisur nga rivaliteti i fortë i përjetshëm mes argjentinasve dhe brazilianëve, ka thumbuar bardhekaltrit me anë të një postimi, që nuk kishte se si të mos kishte bërë xhiron e botës:

“Më falni, mos ndoshta Argjentina fitoi Kupën e Botës ndaj Italisë që festoi aq shumë?”, ishte shkruar në postimin e Neymar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat