Kulusevski ka rilindur te Tottenham

Futboll

Kulusevski ka rilindur te Tottenham

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 18:32
Kulusevski ka rilindur te Tottenham

Dejan Kulusevski ka rilindur te Tottenham pas një viti e gjysmë të komplikuar tek Juventus-i. Ka qenë vendimtare puna e Antonio Conte-s, i cili  e ka kërkuar me ngulm lojtarin janarin e kaluar.

Trajneri e donte qëkur ishte në drejtim të Inte-it. Suedezi është transferuar në Londër me formulën e huazimit prej 18 muajsh, domethënë deri më 30 qershorin e 2023-shit për 10 milionë euro (3 për sezonin 2021/22 dhe 7 për sezonin 2022/23), me detyrimin e blerjes të fiksuar në 35 milion ë euro që mund të paguhen me pesë këste.

Për shkak të paraqitjes shumë të mirë të lojtarit, 5 gola dhe 8 asiste nga janari e deri në fundin e sezonit, dhe rëndësinë që ka në skemat e Conte-s, Spurs mund ta përshpejtojnë blerjen e futbollistit dhe të kursejë 7 milionë euro: do të kushtonte 45 milionë nëse do të blihej pas periudhës së huazimit dhe 38 nëse do të blihej tani.

Detaje, ndoshta, për  një klub të pasur si ai londinez. Por lajmi është një tjetër, domethënë se ky operacion mund të financohet nga Milan-i. Si? Duke marrë një nga të padëshiruarit të Conte-s, holandezin Bergwijn.

Kuqezinjtë duan të përforcojnë krahët e sulmit, përveç Noa Lang mund të bëjnë një tentativë për 24-vjeçarin nga Amsterdami që pëlqehet shumë nga Frederic Massara.

Bergwijn ka një kontratë rreth 4,5 milionë euro në sezon që i skadon në 2025-ën. Tottenham kërkon rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. Të shohim se çfarë do të bëjë Milan-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat