Kosova mban stërvitjen e fundit, gati për sfidën e madhe

Futboll

Kosova mban stërvitjen e fundit, gati për sfidën e madhe

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 23:32
Kosova mban stërvitjen e fundit, gati për sfidën e madhe

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Greqinë.

‘Dardanët’ dhe grekët do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.

Gjatë kësaj stërvitje ekipi ka qenë i kompletuar, derisa janë bërë kryesisht ushtrime pa ngarkesë të madhe.

Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është shumë e mirë, derisa të gjithë e presin me entuziazëm ndeshjen e nesërme, duke e ditur edhe faktin se do ta kenë mbështetjen e zjarrtë të tifozëve ‘Dardanët’.

Para stërvitjes në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi francez, Alain Giresse dhe sulmuesi Vedat Muriqi, të cilët kanë shprehur optimizmin për fitore në duel me Greqinë.

Ndeshja Kosova-Greqia luhet nesër mbrëma dhe nis në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat