Roberto Mancini: Shpresoj që këta lojtarë të rinj të rriten shpejt

Futboll

Roberto Mancini: Shpresoj që këta lojtarë të rinj të rriten shpejt

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 08:56
Roberto Mancini

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur pas barazimit me Gjermaninë.

Klasikja evropiane me kombëtare në mes Italisë dhe Gjermanisë mbrëmë u mbyll pa fitues. 1:1 ishte rezultati final i asaj përballje gjigantësh.

Italianët fillimisht kaluan në epërsi, por ata pas vetëm tre minutash që shënuan pësuan golin e barazimit.

“Është për të ardhur keq që pranuam golin e barazimit menjëherë, ishim naivë, sepse nuk ishte një lojë e lehtë, veçanërisht në fillim”, ka thënë fillimisht Mancini për ‘RAI Sport’.

Trajneri italian është duke përdorur lojtarë të rinj, andaj sipas tij ata luajtën mirë.

“Ishte hera e parë që ata luanin bashkë, bënë një punë të shkëlqyer, vuajtën kur duhej, sulmuan kur duhej. Djemtë bënë shumë mirë, ata luajtën në të njëjtin nivel me atë që është një kombëtare e madhe në këtë moment”.

Tutje, Mancini tha se kanë rrugë të gjatë përpara dhe se lojtarët e tij luajtën shumë mirë ndaj një skuadre që sipas tij është në mesin e më të mirave në botë.

“Një rezultat nuk ndryshon asgjë, ne kemi një rrugë shumë të gjatë përpara nesh. Djemtë bënë shumë mirë, nuk është e lehtë, pasi Gjermania është një nga skuadrat më të mira në botë për momentin. Ne ishim pak hezitues në fillim, pastaj filluam ngadalë të luanim”, përfundoi trajneri italian.

Italia aktualisht ndodhet në vendin e tretë të grupit 3 në ligën A, me vetëm një pikë të grumbulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat