Polemika për Granit Xhakën dhe selektorin e Zvicrës, përmendet edhe Kosova! Po problemi i Shaqirit...

Futboll

Polemika për Granit Xhakën dhe selektorin e Zvicrës, përmendet edhe Kosova! Po problemi i Shaqirit...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:04
Xhaka

Ish futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Ciriaco Sforza,flet për mediumin zviceran “Blick-Kick” për rastin mes kapitenit Granit Xhaka dhe selektorit të Zvicrës, Murat Yakin.

Granit Xhaka kritikoi taktikën e lojës së Murat Yakin pas humbjes me rezultat 2:1 ndaj Republikës Çeke (1:2) në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Selektori i kombëtares zvicerane nuk e kupton si kritikë deklaratën e kapitenit të tij.

“Kjo tingëllon si zjarr në ekipin kombëtar", - thotë ish-kapiteni i kombëtares Ciriaco Sforza. “Të dy janë mjaft të zgjuar, mjaft të rritur, duhet ta diskutojnë dhe të bëjnë më të mirën për kombëtaren”.

Nuk është hera e parë që Xhaka ka emocione të mëdha. Së fundmi, kapiteni i Zvicrës u zemërua kur Yakin e zëvendësoi kundër Kosovës. A po fillon një konflikt? Sforza është skeptik.

“Ndoshta është vetëm zhgënjimi i Xhakës. Nën drejtimin e Petkoviçit, Xhaka nuk ishte zëvendësuar nëse nuk do të ishte një dëmtimi.”

Trajneri i ri, rregulla të reja. “Ai dëshiron të testojë lojtarët e tij”, tha Sforza. Dhe kjo është një gjë e mirë.

“Yakin ka të drejtë të provojë lojtarët e tij në pozicione të ndryshme. E rëndësishme është t'i besosh atij".

Megjithatë, Sforza do të donte që mosmarrëveshjet të diskutoheshin dhe të zgjidheshin.

Përveç Xhakës, temë e vazhdueshme në kombëtare është edhe Xherdan Shaqiri.

Që nga transferimi i tij në Chicago të SHBA-ve, është temë e diskutuar dhe paksa në dyshim cilësitë e tija.

“Nuk duhet të diskutoni për cilësitë e tij”, thotë Sforza, por shton: “Udhëtimet e gjata dhe problemet e tij me muskujt mund të jenë probleme për të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat