Klinsmann: Kjo është një katastrofë

Futboll

Klinsmann: Kjo është një katastrofë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 12:11
Klinsmann: Kjo është një katastrofë

Jurgen Klinsmann, ish-yll i futbollit gjerman dhe ish-trajner i kombëtares gjermane, ka folur për Rai Sport në përfundim të ndeshjes mes Italisë dhe Gjermanisë.

“Ka qenë një ndeshje e bukur, e ekuilibruar. Rezultati ka qenë i drejtë, pjesa e parë ka qenë pozitive për Italinë. Scamacca më ka pëlqyer shumë, një numër 9 i vërtetë siç nuk shihej prej shumë kohësh në fushë”, ka thënë Klinsmann.

Italia, jashtë Kupës së Botës: “Italia që ka mbetur jashtë Botërorit është një katastrofë. Ndoshta pas fitores së Europianit ka munguar uria, por edhe fati: nuk duhet të harrojmë penalltitë e gabuara nga Jorginho.

“Nuk ka qenë ndeshja me Maqedoninë, kanë qenë ndeshje kualifikuese që kanë vulosur përjashtimin e Italisë nga Kupa e Botës. Tani duhet një energji e re për Italinë, do të jetë një moment i vështirë.

“Sa më shumë të afrohet Kupa e Botës, aq më shumë do të rritet depresioni. Italia duhet të përqendrohet tek Europiani i ardhshëm dhe Botërori i ardhshëm”.

Në lidhje me të rinjtë e Italisë që e kanë befasuar më shumë: “Natyrisht Gnonto, ka hyrë shumë mirë në ndeshje. Më  kunton Odonkor, që ka bërë shumë mirë në 2006-ën. Edhe Scamacca më ka pëlqyer shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat