Tare kontakton Interin

Futboll

Tare kontakton Interin

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:27
Tare kontakton Interin

Drejtori sportive i Lacios, Igli Tare duket se po mendon edhe për repartin e avancuar të Lazios, ku zgjedhjet për trajnerin Sarri janë të pakta.

Në këto kushte duket se Tare ka kontaktuar Interin për t’i kërkuar informacione lidhur me sulmuesin italian Andrea Pinamonti.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, marrëdhëniet e mira mes klubeve mund të ndihmojnë në realizimin e këtij transferimi me Interin që do të donte të arkëtonte një shumë prej 20 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit.

Paraqitjet e mira me Empolin, ku italiani gjendej i huazuar në sezonin e shkuar kanë bërë që disa klube italiane të vihen pas tij në këtë merkato, me Lacion dhe Taren që duhet të lëvizin me shpejtësi për ta fituar konkurrencën në këtë garë për transferimin e Pinamontit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat