Milan, planifikohet dhurata 60 milionëshe për Pioli-n dhe tifozët

Futboll

Milan, planifikohet dhurata 60 milionëshe për Pioli-n dhe tifozët

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:53
Milan, planifikohet dhurata 60 milionëshe për Pioli-n dhe tifozët

Ishte folur edhe në ditët e kaluara dhe në orët e fundit lajmi është raportuar edhe nga mediat spanjolle: Milan-i nuk heq dorë nga Christopher Nkunku, i datëlindjes ’97, mesfushor sulmues francez i Leipzig.

Drejtuesit kuqezinj vazhdon të provojnë të gjejnë një zgjidhje për ët zhbllokuar një operacion që nuk është aspak i lehtë.

Kryesisht për vlerësimin e futbollistit, që është rreth 60 milionë euro, dhe më pas për shkak të konkurrencës, nga Barcelona te PSG dhe Manchester United, shkruan Telesporti.

Gjithçka do të varet nga mundësitë ekonomike të pronarëve të rinj, me përjashtim të mundësisë që të sakrifikohet një lojtar i ekipit që ka një vlerë të lartë në merkato.

Sigurisht, Nkunku do ta lejonte Pioli-n që të zgjidhte problemin e mesfushorti të avancuar, duke parë karakteristikat që ka ai. Ka nuhatje për golat, por shkëlqen edhe për asistet.

Nuk është një rastësi që ka shënuar plot 35 gola dhe ka dhënë 20 asiste në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet me Leipzig në sezonin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat