Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut, tre shqiptarë titullarë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut, tre shqiptarë titullarë

Nga: K.G. Më: 5 qershor 2022 Në ora: 14:27
Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut, tre shqiptarë titullarë

Pak orë (18.00) para fillimit të ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Gjibraltarit, ndeshje e xhiros së dytë në Ligën e Kombeve të UEFA-s, bëhet e ditur përbërja e mundshme e Maqedonisë, tre shqiptarë titullarë.

Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Visar Musliu, pritet të startojnë nga minuta e parë.

Edhe pse ishin paralajmëruar disa ndryshime pas ndeshjes në Razgrad kundër Bullgarisë, duket se do të jenë vetëm dy. Dhe në vend të Darko Velkovski, i cili ankohet për lëndim të lehtë, në mbrojtje do të jetë Kire Ristevski, ndërsa në vend Darko Çurlinov do të jetë Boban Nikolov.

Formacioni që pritet të jetë 4-4-2., në portë do të jetë Dimitrievski, në mbrojtje Ashkovski, Alioski, Musliu dhe Ristevski, në mesfushë Nikolov, Bardhi, Elmas dhe Spirovski dhe më të avancuarit në sulm pritet të jenë Trajkovski e M. Ristovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat