Kosova - Greqia, ja formacionet e mundshme

Futboll

Kosova - Greqia, ja formacionet e mundshme

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 18:51
Kosova - Greqia, ja formacionet e mundshme

Kosova dhe Greqia do të përballen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Kombëtarja jonë në këtë sfidë vjen pas fitores kundër Qipros (0-2), derisa me fitore vijnë edhe grekët që mundën Irlandën e Veriut (0-1).

Të dy Kombëtaret në sfidën e sontme hynë me synime për fitore.

Tashmë janë zbuluar formacionet e mundshme:

Kosova: Muriq; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Berisha, Loshaj, Idrizi; Zhegrova, Muriqi, Rashica

Greqia: Vlachodimos; Rota, Mavropanos, Chatzidiakos, Tsimikas; Bouchalakis, Kourbelis; Limnios, Bakasetas, Masouras; Giakoumakis.

Ndeshja Kosova-Greqia nis në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat