Sulmuesi i Italisë kthehet në çështje

Futboll

Sulmuesi i Italisë kthehet në çështje

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 12:08
Sulmuesi i Italisë kthehet në çështje

Rënia e Cagliarit në Serinë B ka bërë që sulmuesi italo-brazilian Joao Pedro të kërkojë zyrtarisht largimin. Ka qenë vetë drejtori sportiv i sardëve ai që ka pranuar se është në pritje të një oferte për sulmuesin.

“Joao Pedro ka edhe një vit kontratë, por është sulmues i kombëtares dhe natyrisht që nuk mund të luajë në Serinë B.

Nga ana tjetër edhe ne nuk mund ta lëmë të largohet si lojtar i lirë, ndaj shpresoj që të vijë një ofertë e kënaqshme për të gjithë”, deklaroi drejtori sportiv i Cagliarit.

Joao Pedro është pjesë e Cagliarit që prej verës së 2014-ës dhe së fundi ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, megjithatë nuk ia doli dot të ndihmojë sardët për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat