Monza synon të jetë konkurruese në Serie A

Futboll

Monza synon të jetë konkurruese në Serie A

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 13:26
Monza synon të jetë konkurruese në Serie A

Monza duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Serisë A, që ndodh për herë të parë që nga krijimi i saj si klub.

Pas deklaratave të presidentit Silvio Berluskoni që ekipi do të synojnë nivele të larta, administratori i deleguar i Monzës, Adriano Galiani ka filluar të lëvizë për merkaton që të jenë konkurrues që në sezonin e tyre të parë.

Emrat janë të shumtë nga Andrea Beloti, te Stefano Sensi, Zhunior Mesias, Andrea Ranokia apo portieri Kranjo.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, Galiani ka nisur bisedimet dhe po negocion me Interin për të marrë Andrea Pinamontin, që në sezonin që përfundoi ishte i huazuar te Empoli dhe duke lënë gjurmë me golat e tij.

Kontrata e tij si i huazuar me ekipin toskan ka skaduar dhe pritet që të rikthehet sërish te zikaltërit.

Gjatë sezonit që përfundoi, sulmuesi 23-vjeçar italian me fanellën e Empolit në Serinë A, u aktivizua gjithsej në 36 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe duke dhuruar gjithashtu dhe 1 asist për shokët e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat