Vieri: Juve me Alegrin luan shëmtuar

Futboll

Vieri: Juve me Alegrin luan shëmtuar

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 18:18
Vieri: Juve me Alegrin luan shëmtuar

Në intervistën e tij të fundit, Kristian Vieri nuk ka qëndruar pa komentuar klubet kryesore italiane, ashtu si individët dhe kombëtaren “Axurre”.

“Interi është më i fortë se Milani, por ata e humbën të gjithë atë që bënë në Bolonjë. Gjithsesi, jam i lumtur për Maldinin, sepse ka bërë një punë fantastike.

Skuadra nuk ka borxhe, lojtarët janë të duhurit dhe Pioli është një fenomen”, ka thënë Vieri që për Juventusin u shpreh: “Juve duhet të luftojë për kampionatin, por edhe duhet të luajë mirë sepse është Juventusi. Alegri i ka bërë të luajnë në mënyrë të tmerrshme”.

Një mendim ndryshe nga ai për trajnerin bardhezi, Vieri pati për atë të kombëtares:

“Mançini është i vetmi trajner që mund të bëjë mirë në këtë kombëtare, për të gjetur lojtarët e rinj dhe për t’i lejuar ata të rriten. Kjo është mënyra e vetme që ne të ecim para. Në fund Bobo nuk iu shmang as pyetjeve mbi individët:

“Menja është Van Basten i portierëve, ai është fenomenal, nuk mund t’i shënosh. Ndërsa Interi mendoj se duhet të bëjë të pamundurën për të mbajtur Lautaron, me gjithë respektin për Lukakun e Dibalën.”, u shpreh Vieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat