Dumfries në radarin e United dhe Bayern

Futboll

Dumfries në radarin e United dhe Bayern

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 21:11
Denzel Dumfries

Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, ka rënë në radarin e Manchester United dhe Bayern Munich. 

Pas paraqitjeve të mira me “Zikaltrit” këtë sezon, holandezi ka ngjallur vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.

“Djajtë e Kuqë” duan që t’i përforcojnë radhët e veta me elementë cilësorë për krahët e mbrojtjes dhe pikërisht holandezi konsiderohet si i duhuri

Lojtari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, por kjo nuk po i pengon klubet e tjera që të tentojnë ta bëjnë për vete 26-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat