Italia regjistron fitoren e parë në grup, gjunjëzon Hungarinë

Futboll

Italia regjistron fitoren e parë në grup, gjunjëzon Hungarinë

Nga: K. Goca Më: 7 qershor 2022 Në ora: 22:35
Italia regjistron fitoren e parë në grup, gjunjëzon Hungarinë

Italia pas barazimit 1:1 me Gjermaninë, sonte shënoi fitoren e parë në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve në futboll.

Italianët e mposhtën me rezultat 2:1 Hungarinë, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Dino Manuzzi” në Cesena. 

Hungarezët pësuan humbjen e parë pas asaj fitore senzacionale me 1:0 ndaj Anglisë në xhiron e parë.  

Në minutën e 30-të, Barella shënoi eurogol nga rreth 17 metra në këndin e djathtë të epërm të Hungarisë. 

Për Italinë shënuan Barella (30'), Pellegrini (45') dhe për Hungarinë Mancini (autogol 61'). 

Në Grupin 3, Italia kryeson me 4 pikë, pasojnë Hungaria 3, Gjermania 2 dhe Anglia me 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat