Mesfushori spanjoll largohet nga Chelsea

Futboll

Mesfushori spanjoll largohet nga Chelsea

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 10:43
Chelsea

Klubi londinez Chelsea ia ka konfirmuar Atletico Madridit që nuk do të aktivizojë opsionin për ta blerë mesfushorin spanjoll, Saul Niguez.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, vendimi për të mos aktivizuar klauzolën prej 35 milionë eurove ishte bërë para disa javësh nga Chelsea.

Tani, 27 vjeçari do të rikthehet në Spanjë, ku edhe do të merr vendimin për të ardhmen e tij, ndërsa mbetet të shihet nëse do të qëndroj te Atletico apo do të largohet drejt një klubi tjetër, përcjell KosovaPress.

Largimin nga Chelsea e ka konfirmuar edhe vetë mesfushori spanjoll, i cili në “Twitter” shkroi një letër lamtumire drejt tifozëve të “Bluve” dhe klubit.

“Përshëndetje ‘Blu’, po shkruaj me rastin e largimit tim nga ju. Do të doja të falënderoja klubin që u përpoq të kujdeset për çdo detaj për të më bërë të ndihem si në shtëpinë time. Do të doja gjithashtu të vlerësoja secilin punëtor, faleminderit. Faleminderit që e bëtë këtë klub shumë më të madh”, shkruante Saul.

“Falënderoj të gjithë fansat që më kanë mbështetur pa masë. Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës. Faleminderit të gjithë stafit që më mundësoi të fitoj tituj me fanellën blu”, shkruante më tej mesfushori spanjoll.

Saul arriti të bëjë vetëm 23 paraqitje për Chelsean gjatë 12 muajve të tij në “Stamford Bridge”, ku nga to, Saúl përfundoi 90 minuta lojë në vetëm pesë raste, dy prej të cilave erdhën në fitoret e FA Cup kundër Chesterfield dhe Luton Town respektivisht, nga të cilat ai shënoi golin e tij të vetëm për klubin në një fitore 3:2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat