Një portugez ndan drejtësi në sfidën Shqipëri-Izrael

Futboll

Një portugez ndan drejtësi në sfidën Shqipëri-Izrael

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:18
Një portugez ndan drejtësi në sfidën Shqipëri-Izrael

Pas barazimit në Islandë me rezultatin 1-1, Shqipëria tashmë ka kthyer vëmendjen nga ndeshja e radhës në Nations League. Kuqezinjtë të cilat janë pjesë Grupit 2 në Ligën B, presin më datë 10 qershor në stadiumin Air Albania, Izraelin.

Një ndeshje për t’u fituar duke qenë se objektivi kryesor i të besuarve të trajnerit Edy Reja është vendi i parë në grupin përkatës.

Së fundmi është përcaktuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi në Air Albania teksa bëhet fjalë për një gjyqtar portugez, Tiago Martins. 42-vjeçari ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015, ndërsa në vitin 2017 gjykoi për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare, atë mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

Sakaq, Martins ishte një nga të përzgjedhurit për Botërorin e vitit 2018 në Rusi, teksa u angazhua në sistemin VAR që u përdor për herë të parë në një Kupë Bote. Ndërkohë, së bashku me Tiago Martins, në Air Albania do të jenë edhe asistentët e tij, Luis Campos e Rui Teixeira teksa në rolin e arbitrit të katërt është vendosur Andre Narciso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat