Messi mesazh Di Maria-s: Shko në Barcelonë

Futboll

Messi mesazh Di Maria-s: Shko në Barcelonë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 11:27
Messi mesazh Di Maria-s: Shko në Barcelonë

Klubi italian, Juventus raportohet se mund të dështojë të transferojë Angel Di Marian.

Argjentinasi tashmë është lojtar i lirë pasi u largu nga PSG-ja. Ish-futbollisti i Real Madridit, Manchester Unitedit, prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Juventusi.

Por, sipas mediave të huaja, Lionel Messi e ka këshilluar bashkëkombësinë  e tij që të transferohet te Barcelona.

“Juventusi mund të mbetet duarbosh. Messi këshillon Di Marian që të kalojë tek Barcelona”, shkruajnë mediat e huaja.

Mësohet se brenda pak ditësh, Di Maria do të vendos për të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat