Ferran: Refuzova Real Madridin katër herë

Futboll

Ferran: Refuzova Real Madridin katër herë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:33
Ferran: Refuzova Real Madridin katër herë

Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, ka zbuluar se ai ka refuzuar katër herë Real Madridin.

Në një intervistë të fundit për “Cope”, spanjolli ka zbuluar shumë deatje për të kaluarën e tij.

Lojtari tha se refuzoi Realin në katër raste, por sipas arsyeve të tij, beson se bëri veprimin e duhur.

“Real Madrid provoi katër herë të nënshkruante me mua”, ka thënë Ferrani.

“Hera e fundit ishte pas Kupës së Botës në Rusi, por unë qëndrova te Valencia, sepse mendoja se më duheshin më shumë minuta lojë. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur”, shtoi sulmuesi.

Sulmuesi u largua nga Valencia për t’iu bashkuar Manchester Cityt, para se të transferohej te Barcelona verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat