Shkon direkt te kampionët e Bjellorusisë, Kukësi arkëton 50 mijë euro nga lojtari!
Vitor Fejiao ka bërë lëvizjen më të rëndësishme në karrierë. Lojtari që shpërtheu te Kukësi ka shkuar te kampionët e Bjellorusisë, Shakhtor Solgorsk.
Supersport raporton se sulmuesi ka kaluar testet mjekësore.
Kukësi arkëton fillimisht 50 mijë euro, ndërsa transferimi është huazim me të drejtë blerje.