Bajrami përfundon në listën e Arsenalit

Futboll

Bajrami përfundon në listën e Arsenalit

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:19
Bajrami përfundon në listën e Arsenalit

Empoli është kthyer në një vitrinë talentesh në Serinë A. Shumë lojtarë kanë spikatur në radhët e klubit toskan, ndër të cilët edhe Nedim Bajrami. Sasuolo, Lacio, Torino janë skuadrat që dëshirojnë shërbimet e 22-vjeçarit.

Por duket se interesi kapërcen edhe Italinë.

“Empoli Channel” raporton se emri i Bajramit përfundon edhe në listën e dëshirave të Arsenalit, pasi trajneri Arteta pëlqen cilësitë e mesfushorit shqiptar.

Në krahun tjetër presidenti i Empolit ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoëeb”, ku thekson se do të dëshironte që Bajramin dhe Parisin ti mbante në skuadër edhe për sezonin e radhës.

“Ne nuk duam të shpërbëjmë ekipin. Do të ketë probleme, por të paktën Parisin dhe Bajramin do të donin t’i mbanin me ne”, ka thënë Fabricio Korsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat