Selektori i Maqedonisë së Veriut: Ndeshje që duhet të fitojmë

Futboll

Selektori i Maqedonisë së Veriut: Ndeshje që duhet të fitojmë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:23
Selektori i Maqedonisë së Veriut: Ndeshje që duhet të fitojmë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, mbylli përgatitjet në prag të sfidës së tretë në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me kombëtaren e Gjeorgjisë. Selektori Blagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski besojnë në rezultat pozitiv.

Blagoja Milevski, selektori i Maqedonisë. tha: "Natyrisht se kemi analizuar ndeshjet e Gjeorgjisë dhe bëhet fjalë për një ekip me shumë futbollist individualist. Mirëpo secila ndeshja është storje në vete.

Ajo ndeshje në Gjeorgji, ska lidhje më këtë ndeshje. Sa i përket futbollistëve, mund të them se si ekip dhe individualisht janë mjaft të mirë, nëse e lejojmë këtë gjë. Mirëpo për këtë do të pyetet edhe Maqedonia.

Futbollistët individualisht mund të sjellin dallime por pjesa ekipore është ajo që pretendojmë. Në këtë periudhë nuk mund të kërkojmë formën më të mirë nga futbollistët pasi ata vijnë nga kampionate të ndryshme, mirëpo ata që janë këtu besojë se do të japin maksimumin. Ka një diferencë kjo Gjeorgji nga ajo sfidë e fundit.

Nuk jemi nën presion dhe përgatitjet janë njësoj dhe do të tentojmë që të japim maksimumin për të marrë pikët. Shpresojmë se do të jetë i plotësuar stadiumin që të na jep emocionin e një ndeshje në terrenin vendas Kur jeni në garat në grupe secila ndeshje është e rëndësishme. Edhe ky është një i tillë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat