Serie A ka habitur me çmimin e dhënë së fundmi...

Futboll

Serie A ka habitur me çmimin e dhënë së fundmi...

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:47
Serie A ka habitur me çmimin e dhënë së fundmi...

Serie A përfundoi me triumfin e Milanit me titullin kampion që i mungonte kuqezinjve prej 11 vitesh dhe edicioni i ri futbollistik do të ngrejë siparin më 13 gusht.

Së fundmi Liga e Serie A ka habitur me çmimin e dhënë së fundmi për fushën më të mirë të kampionatit që përfundoi.

Ajo që vihet re më shumë është se nuk janë stadiumet e skuadrave të mëdha si “Giuseppe Meazza” i Interit apo Milanit, “Allianz Stadium” i Juventusit, “Olimpico” i Romës dhe Lacios apo edhe “Diego Armando Maradona” e Napolit.

Fusha më e mirë e kampionatit të sezonit të kaluar është shpallur ajo e stadiumit “Dacia Arena” e skuadrës së Udinezes.

Një vlerësim i madh ky për klubin nga Friuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat