Pogba do të rikthehet te Juventusi me numrin 10

Futboll

Pogba do të rikthehet te Juventusi me numrin 10

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:52
Pogba do të rikthehet te Juventusi me numrin 10

Paul Pogba pas 6 vitesh te Manchester United është gati që të rikthehet sërish në Torino.

Akordi me francezin është arritur prej kohësh, teksa për të skuadra bardhezi ka gati një kontratë 3-vjeçare nga e cila do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, plus dy bonuse.

Pogba do të jetë pasuesi i Dybala-s te skuadra bardhezi, pasi do të mbajë numrin 10, që është një simbol për lojtarin më të rëndësishëm të ekipit. Me afrimin e tij do të forcohet dhe reparti i mesfushës, që ka qenë ndër më problematikët në sezonet e fundit.

Për sulmin ndërkohë ende po tentohet bindja e Atleticos për një shkëmbim mes Moratës dhe Kean, ndërkohë që një alternativë shihet afrimi i Arnautovic nga Bologna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat