Haaland është i fokusuar te kombëtarja norvegjeze

Futboll

Haaland është i fokusuar te kombëtarja norvegjeze

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:44
Haaland është i fokusuar te kombëtarja norvegjeze

Erling Braut Haaland (21 vjeç) ishte goditja e madhe e Mnchester City-t, me sulmuesin norvegjez pritet bëjë epokë në “Etihad”. Nënshkrimi me 21-vjeçarin u njoftua nga Citizens më 10 maj, gjiganti nordik ende nuk është prezantuar nga klubi me qendër në Manchester.

Megjithatë, siç thekson “The Athletic”, ka disa arsye bindëse pas vonesës së prezantimit të Haalandit. E para lidhet me kontratën e tij me City-n, që nis realisht më 1 korrik, edhe pse në shumë raste klubet nuk presin fillimin e kontratave për të prezantuar lojtarët e rinj.

Manchester ity planifikon të organizojë një prezantim të veçantë, në stilin e prezantimit të Rodrit apo Grealishit, që përfundon me një takim përshëndetës me tifozët.

Haaland është i fokusuar te kombëtarja norvegjeze dhe do të duhet të presë edhe disa javë për të takuar mbështetësit e tij të rinj dhe për të marrë numrin e tij të ri, një mister që mund të zgjidhet me largimin e Gabriel Jesús. Sulmuesi brazilian do të lëshonte numrin “9”, që synohet që Haaland.

Edhe te City e kanë të qartë se prezantimi me numrin të stampuar në fanellë do të kishte më shumë jehonë. Një strategji marketignu që shpjegon vonesën e prezantimit të norvegjezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat