Idrizi vazhdon me fituesin e Kupës së Kosovës

Futboll

Idrizi vazhdon me fituesin e Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:58
Idrizi vazhdon me fituesin e Kupës së Kosovës

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi i Podujevls, vazhdon me kapitenin Bujar Idrizi. Llapi synon të jetë sa më i kompletuar për ndeshjet e garave evropiane.

“Kapiteni vazhdon me Llapin.

Lideri i skuadrës, Bujar Idrizi ka vazhduar kontratën me Llapin edhe për edicionin e ardhshëm.
Idrizi, pjesë e ekipit tash e katër edicione radhazi si dhe kapiten i ekipit për vitin e dytë, do vazhdoj të jap kontributin e tij për ekipin e zemrës!

Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit u arrit sot në prani të Presidentit, z. Beqir Batatina, i cili i dëshiroj shumë suksese atij në garat evropiane dhe në edicionin vijues të Superligës!

Ky është një hap para drejt vazhdimit të konsolidimit të ekipit në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, me kapitenin që do t'i prij ekipit për t'i bërë krenar gjithë tifozët llapjanë!

Bujar Idrizi ka zhvilluar 134 paraqitje me Llapin në të gjitha garat: Superligë, Kupë, Superkupë dhe Conference League dhe ka arritur të realizoj 6 gola e 12 asistime në 11.793' minuta”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat