Bytyçi: Ja pse ndryshuam krahët me Rashicën

Futboll

Bytyçi: Ja pse ndryshuam krahët me Rashicën

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 23:45
Bytyçi: Ja pse ndryshuam krahët me Rashicën

Zymer Bytyçi realizoi golin e dytë të Kosovës në fitoren 3-2 ndaj Irlandës së Veriut. Sulmuesi anësor i Konyasporit foli pas suksesit të dytë në grup, duke u ndalur edhe te sfida e radhës me Greqinë dhe bashkëpunimi me Miolot Rashicën.

“Jam i lumtur që shënova. Rashë pak keq, më dhemb pak krahu. E dinim që Irlanda e Veriut do luante në aspektin fizik, rëndësi ka që fituam.

Normal, kemi shanse të përfundojmë në vend të parë. Kemi ekipin e mirë, kapitenin e mirë, ia dalim nëse japim maksimumin.

Rashica? Nuk e kemi aspak problem ndërrimin e krahëve, e bëmë që t’i nervozonim pak”, deklaroi sulmuesi 25-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat