Shqipëria, me formacion ofensiv ndaj Izraelit

Futboll

Shqipëria, me formacion ofensiv ndaj Izraelit

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:15
Shqipëria, me formacion ofensiv ndaj Izraelit

Shqipëria përballet me Izraelin sonte prej orës 20:45 dhe synon vetëm fitoren. Trajneri Edy Reja ka programuar edhe disa ndryshime në formacion, duke nisur nga prapavija.

Veseli merr vendin e Kumbullës, ndërsa në mesfushë pritet ta nisin nga fillimi Asllani e Bajrami, në vend të Gjasulës dhe Çekiçit. Sulmi do të jetë krejt ndryshe, nisur edhe nga gjendja gripale e Cikalleshit, i cili është në dyshim për sonte. Uzuni e Broja priten nga minuta e parë.

“Kuqezinjtë” aktualisht kanë një pikë të grumbulluar, pas barazimit pa gola me Islandën katër ditë më parë. Lidere e grupit F është Islanda, me dy pikë dhe me një ndeshje më shumë të luajtur.

Shqipëria ndeshjen e parë në këtë kampanjë, në letër, e pati ndaj Rusisë, por, siç dihet, përballja nuk u zhvillua për shkak të sanksioneve të dhëna ndaj këtyre të fundit

Shqipëria (3-5-2)

Berisha,

Veseli, Ismajli, Gjimshiti,

Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Hysaj,

Uzuni, Broja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat