Zidane së shpejti do të drejtojë PZG-në

Futboll

Zidane së shpejti do të drejtojë PZG-në

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 11:16
Zidane së shpejti do të drejtojë PZG-në

Ndonëse shumica e mediave franceze javë më parë kishin shpjeguar se Zizou nuk kishte ndërmend të pranonte postin nga PSG për shkak se synonte të ulej në stolin e kombëtares franceze, ka një gazetar që mendon të kundërtën dhe mendimi i tij nuk mund të konsiderohet sigurisht i parëndësishëm.

Këtë e ka thënë gjatë transmetimit “After RMC” gazetari Daniel Riolo, i njëjti që ka dhënë paraprakisht sigurinë e kalimit të Messit te parisienët. Është në fakt Daniel Riolo, ai që para të tjerëve kishte parashikuar ardhjen e Mesit në PSZH dhe gjithashtu rinovimin e Mbape-s.

Tani ai ka folur për të ardhmen e Zidanit dhe këtë e ka bërë në programin e tij “After RMC”, duke thënë se trajneri do të drejtojë klubin parisien sezonin e ardhshëm.

Në të kaluarën e afërt, të paktën dy nga thashethemet e tij në treg kanë rezultuar të vërteta. Ky do të ishte përfundimisht i treti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat