Bilanci i Shqipërisë në duelet me Izraelin

Futboll

Bilanci i Shqipërisë në duelet me Izraelin

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:34
Bilanci i Shqipërisë në duelet me Izraelin

Shqipëria do të sfidojë Izraelin për herë të pestë në histori sonte në “Air Albania”, ndeshje që nis prej orës 20:45 dhe që do të transmetohet në Supersport 2.

Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren e parë në Grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do të garojmë deri në fund për vendin e parë me Izraelin dhe Islandën.

Transferta në Rejkjavik solli një pikë pas barazimit 1-1, ku golin për ekipin tonë kombëtares e shënoi Taulant Seferi, sulmuesi i kampionëve të Tiranës. Bilanci me Izraelin në katër ndeshjet e mëparshme është i barabartë. Dy skuadrat kanë siguruar nga dy fitore për kokë.

Dueli i parë përkon më 12 nëntor të vitit 2016, i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018. Në “Elbasan Arena” u mposhtëm 0-3 në një sfidë ku djemtë e Di Biasit mbetën me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Berat Gjimshitit (17’).

Më pas hakmarrja në Haifa më 11 qershor të vitit pasardhës. Armando Sadiku (2x) dhe Ledian Memushaj i dhuronin fitoren Shqipërisë në një ndeshje perfektë, që rezultoi e fundit e De Biasit në stolin kuqezi.

Takimi i tretë u zhvillua në 7 shtatorin e vitit 2018, i vlefshëm për edicionin e parë të Nations League. Shqipëria fitonte 1-0 në “Elbasan Arena” falë golit të Taulant Xhakës në pjesën e dytë.

Ndërkohë, më 14 tetor të po atij viti vendasit fituan 2-0 takimin e luajtur në Be’er Sheva. Në stolin kuqezi ishte italiani Cristian Panucci në të dy përballjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat