Shënuesi më i mirë në Kosovë, i bashkohet Llapit

Futboll

Shënuesi më i mirë në Kosovë, i bashkohet Llapit

Nga: K.G. Më: 10 qershor 2022 Në ora: 14:28
Shënuesi më i mirë në Kosovë, i bashkohet Llapit

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, nuk ndalet me përforcime për edicionin e ri.

Gerhard Progni, shënuesi më i mirë në Kosovë, largohet nga Gjilani dhe i bashkohet llapjanëve. 

“Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni.

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.

Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës. 

Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat