Firmosi për vetëm 1 euro “pabesia” e Barcelonës që tani hedh në rrugë

Futboll

Firmosi për vetëm 1 euro “pabesia” e Barcelonës që tani hedh në rrugë

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 18:35
Firmosi për vetëm 1 euro “pabesia” e Barcelonës që tani hedh në rrugë

Barcelona ka jo vetëm probleme ekonomike që kanë sjellin kaosin e madh, por njëkohësisht po merren edhe disa vendime që po cënojnë rëndë imazhin e klubit.

Përpara gjashtë muajsh, trajneri Xavi do të telefononte Dani Alves duke i kërkuar që të rikthehej te katalanasit.

Pa e menduar gjatë, mbrojtësi do të vinte menjëherë për të ndihmuar skuadrën e tij të zemrës.

Për shkak të problemeve ekonomike me nënshkrimin e lojtarëve të rinj, në të gjitha mediat e Europës u raportua se Dani Alves firmosi kontratën simbolike prej vetëm 1 eurosh.

Megjithatë katalanasit kanë zgjedhur që ta hedhin në rrugë Alves para Botërorit të Katarit.

Pas vazhdimit të kontratës me Roberton, qëndrimit të Dest dhe ardhjes që pritet të Azpilicueta, qëndrimi i Alves është i tepërt. Kështu 39-vjeçari duhet të bëjë gati menjëherë valixhet për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat