Tronditet Algjeria/ Mesfushori i kombëtares humb jetën në aksident

Futboll

Tronditet Algjeria/ Mesfushori i kombëtares humb jetën në aksident

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 07:53
Billel Benhammouda

Futbolli i Algjerisë në zi.

Mesfushori sulmues i skuadrës kombëtare, Billel Benhammouda, ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik.

Bashkë me 24-vjeçarin ka qenë edhe një shok i tij, që gjithashtu ka vdekur.

Benhammouda, që aktivizohej me skuadrën e USM Alger, shënoi një gol të enjten, në fitoren e Algjerisë ndaj Kongos (3-0), në një ndeshje në turneun e katër Kombeve. Por ky ishte goli i fundit për të.

Krahas, miqve dhe shokëve, Federastës së Algjerisë, ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme i ka shprehur familjes Benhammouda edhe Konfererata Afrikane e Futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat