Chiesa: Shihemi sërish

Futboll

Chiesa: Shihemi sërish

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:29
Chiesa: Shihemi sërish

Pasi ka humbur Dybala dhe duke pritur për të kuptuar lëvizjet e tregut të transferimeve që do të jenë të suksesshme, rinisja e Juventusit përfshin domosdoshmërisht rikuperimin e Federico Chiesa nga dëmtimi i rëndë.

Anësori i Juventusit  nuk dëshiron të nxitojë për rikthimin: “Dua të rikthehem sa më shpejt, por duhet të respektojmë rregullat”.

Për një lojtar shpërthyes si ai, respektimi i kohës për rikuperim të plotë të muskujve është thelbësor. Chiesa e di këtë dhe edhe nëse është në ankth, siç tha anësori i Juventusit, ai e di që durimi është ilaçi fitues:

“Stafi mjekësor po më ndihmon shumë dhe në çdo gjë, është fantastike. Mendoj se jam gati për fillimin e shtatorit, por do të shohim”.

“Çdokush do të donte të vishte fanellën me numrin 10 të Juventusit, kampionët e mëdhenj e kanë veshur atë. Në korrik do ta dini zgjedhjen time dhe mezi pres të luaj. me Vllahoviqin, i cili është një futbollist i madh”.

Megjithatë, për rolin në fushë, Chiesa nuk ka dyshime: “Ndihem më i qetë si anësor dhe Allegri di të bëjë maksimumin nga unë. Mënyra se si luajta në kombëtare është perfekte për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat