Shakohoxha sulmon zgjedhjet e Rejës

Futboll

Shakohoxha sulmon zgjedhjet e Rejës

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:40
Shakohoxha sulmon zgjedhjet e Rejës

Shqipëria u mund mbrëmjen e djeshme me përmbysje 1-2 në stadiumin “AIR Albania” ndaj Izraelit, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Për këtë humbje të rëndë të Kombëtares kuqezi ka reaguar Dritan Shakohoxha me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke kritikuar zgjedhjet e Edi Rejës dhe duke thënë se është koha për një trajner shqiptar:

“Te kesh skuader me kaq shume talente eshte FAT ( 9 nga 11 qe ishin ne fushe kane lindur jashte Shqiperise) , te deshtosh eshte FSHF & REJA .

Te pakten @tifozatkuqezi qe drejtohen nga SHQIPTAR shkelqyen edhe sonte. Ndoshta edhe skuadres i vjen shpejt momenti te kete nje trainer Shqiptar.”, ishte postimi i Shakohoxhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat