Januzaj drejt transferimit në Serie A

Futboll

Januzaj drejt transferimit në Serie A

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:44
Januzaj drejt transferimit në Serie A

Adnan Januzaj është kthyer në “modë” për Napolin. Klubi italian prej kohësh ka pëlqim për 27-vjeçarin me origjinë e Kosovës.

Kontrata e sulmuesit me Real Sociedad përfundon më 30 qershor dhe rinovimi mes palëve nuk duket në horizont. Kjo gjë i pëlqen shumë klubit të Napolit, që sipas raportimeve nga mediet italiane po e studion mirë Januzajn dhe pritet që shumë shpejt t’i bëjë edhe ofertë.

Pavarësisht se gjatë sezonit që u mbyll 27-vjeçari nuk pati një rendiment shumë të mirë, pasi në 44 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet shënoi vetëm 5 gola dhe dha 3 asiste, sulmuesi është një fiksim i vjetër për italianët, të cilët tashmë duke shumë afër realizimit të kësaj dëshire.

Megjithatë duhet theksuar se pas eksperiencave në Angli, Gjermani dhe në Spanjë, një përvojë në Itali do e bënte më shumë se të plotë CV-në e Adnan Januzajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat