Bardhi me mesazh të fortë: Do të kthehemi më të fuqishëm!

Futboll

Bardhi me mesazh të fortë: Do të kthehemi më të fuqishëm!

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 11:48
Bardhi me mesazh të fortë: Do të kthehemi më të fuqishëm!

Maqedonia pësoi një humbje bindëse nga Gjeorgjia me 0:3 në Shkup.

Kapiteni Enis Bardhi ndjeu përgjegjësinë për t’iu përgjigjur publikut të zhgënjyer pas disfatës katastrofike nga gjeorgjianët, veçanërisht nga loja e keqe në sulm. Bardhi ka dërguar një mesazh që do të ngjall shpresë për të ardhmen.

“Do të kthehemi më të fortë!”, ka shkruar shkurt Bardhi, duke postuar tre foto nga ndeshja ndaj Gjeorgjisë e luajtur në arenën “Todor Proeski”.

Maqedonia nesër do të luajë me Gjibraltarin në arenën “Todor Proeski” dhe do të kërkojë fitoren e dytë në grup nga LK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat