Kush e fiton Katar 2022?

Futboll

Kush e fiton Katar 2022?

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 14:22
Enrique

Spanja vijon të jetë e angazhuar në Nations League, me përfaqësuesen iberike e cila do të luajë ndeshjen e katërt në Grupin 2 të League A, të dielën në mbrëmje ndaj Republikës Çeke. Në një intervistë për mediat spanjolle, trajneri i Spanjës, Luis Enrique foli hapur, mbi disa çështje, duke filluar nga kombëtarja, organika e spanjollëve në Katarr 2022 dhe pretendentët për të triumfuar në Kupën e Botës.

“Nations League është një format interesant dhe ne si staf po e shfrytëzojmë në maksimum. Ngarkesa e lojtarëve gjatë sezonit ka qenë shumë e gjatë dhe tani në këto momente, unë nuk dua të rrezikojë me lojtarët që kanë shqetësime, sado të vogla të jenë. Po flas këtu për Inigo Martinez, por ndaj Çekisë mund të bëjmë disa ndryshime thelbësore. Sa i përket mesfushorit Gavi, ai ka ende për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur, por prezenca e tij është një bonus shumë i madh për ne. Jemi me fat që e kemi. “ – u shpreh fillimisht spanjolli.

Kupa e Botës është në horizont dhe Luis Enrique thekson se ky kompeticion i shërben shumë, e për më tepër, do të jetë një bonus shumë i madh që faza finale do të luhet në mesin e sezonit dhe lojtarët do të jenë në ritëm.

“Besoj se nuk ka shumë vend për eksperimente. Nuk kam qenë një student i mirë sa i përket shënimeve, ndaj ato që ndodhin në fushë i fiksoj dhe më shërbejnë të kuptoj se ku jemi si grup dhe ku është çdo lojtar.

Sa i përket portës? Jam me fat, më saktë jemi me fat që kemi tre portierë shumë të mirë dhe prania e tyre më fal qetësi. Ka ende shumë punë përpara, por në çdo repart ne kemi alternativa. Shkojmë në Katar me luksin e ndërthurjes së eksperiencës me dëshirën dhe egon e lojtarëve të rinj dhe kjo është pozitive.”-tha ai.

Në fund edhe një parashikim për Kupën e Botës, Katar 2022, se kush është skuadra favorite, Luis Enrique përgjigjet.

“Mund të shikoni rezultatet e momentit në Nations League, askush nuk fiton lehtë këtu. Është e vështirë të japësh një emër apo të bësh parashikime, pasi është shumë e vështirë, jo për ne, por për të gjithë“-përfundoi Luis Enrique

Spanja qëndron në vendin e dytë në Nations League, me pesë pikë, dy më pak se Portugalia që mban vendin e parë me 7 pikë, ndërsa në Katar, Spanja për momentin është në grup me Gjermaninë dhe Japoninë, ndërsa pret edhe rivalin tjetër, njëri midis Costa Rica dhe Zelandës së Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat