Ja pse Reali hoqi dorë nga mesfushori që po shkëlqen me Milanin

Futboll

Ja pse Reali hoqi dorë nga mesfushori që po shkëlqen me Milanin

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 16:55
Ja pse Reali hoqi dorë nga mesfushori që po shkëlqen me Milanin

Prapaskenë e rëndësishme merkatoje për Sandro Tonalin, por që aktualisht nuk e cenon pozicionin e tij në organikën e Milanit. Lajmin e ka zbuluar në llogaritë e tij zyrtare Santi Auna, koleg i gazetës franceze ‘FootMercato’.

“Para përfundimit të blerjes së Oreljë Tçuamenit, Reali i Madridit ishte shumë i interesuar për mesfushorin e Milanit”, zbuloi Auna. Tçuameni, i lindur në vitin 2000, këto ditë do të kalojë zyrtarisht nga Monakoja te “Los Blancos” të Karlo Ançelotit për 100 milionë euro (80 pjesë fikse plus 20 bonuse).

“Francezi me sa duket ka qenë një zgjedhje e dytë pasi trajneri i kampionëve të Europës pëlqente Tonalin. Bisedimet kanë avancuar derisa edhe menaxheri i tij (Xhuzepe Rizo)la një takim në Madrid në fund të muajit maj”, përfundoi kolegu transalpin.

Më mirë për Milanin që në fund të fundit, Real Madridi i mikut të tyre Ançeloti ka zgjedhur të kthehet nga një tjetër objektiv duke mos e tunduar aspak Tonalin, i cili nga ana e tij në çdo intervistë nuk harron të prekë lidhjen e fortë me ngjyrat kuqezi.

22-vjeçari do të ishte futbollisti i dytë kuqezi që në këto javë është përfolur për një kalim te kampionët e Europës. Edhe Leao u përmend si një objektiv i “Los Blancos”-ve, por ishte Karlo Ançeloti që i qetësoi të gjithë duke u vetëdeklaruar jashtë garës për shërbimet e numrit 17 të “Djallit”.

RIKTHIMI – Sa i përket Tonalit, ai vijon të jetë i grumbulluar me Italinë për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas ndeshjes së sotme kundër Anglisë, “Axurrët” do t’i kthejnë vizitën Gjermanisë në ndeshjen e katërt për grupin e Ligës së Kombeve.

Pas datës 14, mesfushori do të jetë i lirë të shijojë pushimet. Për ata si ai, që kanë qenë të grumbulluar me kombëtaret, Milani ua ka shtyrë me disa ditë rikthimin në klub.

Në këto kushte, Tonali, Benaser dhe ndonjë tjetër do të fillojnë grumbullimin me 11 korrik, ndryshe nga pjesa tjetër e ekipit që do ta nisë me datë 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat