Ademi e falënderoi kreun e federatës greke për mikpritjen, e pret ndeshjet me padurim

Futboll

Ademi e falënderoi kreun e federatës greke për mikpritjen, e pret ndeshjet me padurim

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 00:00
Ademi e falënderoi kreun e federatës greke për mikpritjen, e pret ndeshjet me padurim

Në prag të ndeshjes për Ligën e Kombeve, Greqi – Kosovë, e cila zhvillohet të dielën, presidenti i Federatës greke të futbollit, Takis Baltakos ka shtruar darkë për delegacionin e FFK-së si dhe delegatin e ndeshjes nga UEFA.

Në darkë bashkë me presidentin Agim Ademi ishin edhe nënkryetari Bakir Burri dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.

Kreu i FF të Greqisë i ka dëshiruar mirëseardhje në Volos delegacionit të FFK-së dhe ka shprehur kënaqësinë që tashmë dy federatat dhe dy vendet kanë krijuar raporte të ngushta miqësore.

Image

Ndërkaq, Ademi e falënderoi kreun e federatës greke për mikpritjen, teksa uroi që ndeshjen e nesërme ta fitojë skuadra që e meriton me lojën që shfaq.

Image

Në fund të darkës u shkëmbyen edhe dhurata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat